08 Maj 2024

Kuçi i kërkoi Greqisë uljen e taksave të sigurimeve të veturave

Athinë, 12 prill - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në Greqi, ku po merr pjesë në konferencën e Bankës Botërore dhe të Organizatës Evropiane të së Drejtës Publike, që po mbahet në Athinë, "Just-Pal", për sistemet e drejtësisë në vendet e Evropës dhe të Azisë Qendrore, sot është takuar më sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Ioannis-Alexios Zeppos.

Gjatë këtij takimi, ministri Kuçi, përveç kërkesës që ka bërë për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit helen, nga sekretari Zeppos, ka kërkuar edhe uljen e tarifave-taksave të sigurimeve të automjeteve, për qytetaret e Kosovës që hyjnë në Greqi, për mundësinë e prezencës dhe investimeve nga ana e investitorëve grek në Kosovë, si dhe bashkëpunimin në fushën akademike dhe mundësinë që studentëve kosovarë t'u ofrohen kushte dhe bursa studimore, për të studiuar në universitete greke.

Ndërsa, sekretari Shtetëror në Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Zeppos, i ka mirëpritur kërkesat e ministrit Kuçi dhe ka thënë së do te bëjë përpjekje që t'i ndihmojë Kosovës në fushat e përmendura, ku me seriozitet janë duke e shqyrtuar mundësinë e investimeve dhe të uljes së tarifave të sigurimeve, për automjetet kosovarë që hynë në Greqi.

Po sot, ministri Kuçi ka mbajtur fjalimin kryesor në Konferencën e Bankës Botërore dhe të Organizatës Evropiane të së Drejtës Publike, "Just-Pal", për sistemet e drejtësisë të vendeve të Evropës dhe të Azisë Qendrore.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve në këtë konferencë, ministri Kuçi ka prezantuar sistemin juridik të Kosovës, bashkëpunimin e ngushte që është në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it, në fushat që i lidhin këto dy institucione, si dhe ka paraqitur nevojën për përmirësimin e mëtejme të jetës juridike, garancinë për pavarësinë e plote të sistemit gjyqësorë dhe nevojën për reforma të vazhdueshme në këtë sistem.

Po ashtu, ministri Kuçi ka thënë se Kosova si shtet i ri kërkon përkrahje të vazhdueshme nga të gjitha institucionet relevante evropiane, meqenëse reformat institucionale dhe legjislative janë prioritet mbi prioritetet për Qeverinë e Kosovës dhe në këtë drejtim, gjykatat kanë rol esencial në pavarësinë e sistemit gjyqësor, ndërsa, Qeveria me rritjen e kushteve dhe kapaciteteve të tyre, do të kërkoje që kjo pavarësi të mbrohet dhe llogaridhënia të jetë esenciale në funksionimin e drejt të këtij sistemi.

Kjo konference do t'i ndihmoje institucioneve të drejtësisë së Kosovës, që të fuqizojnë bashkëpunimin dhe dialogun rajonal në fushën e gjyqësorit, sepse përveç ministrit Kuçi, në këtë konferencë po marrin pjesë edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani dhe shefi i Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Vigan Qorrolli, të cilët do të paraqiten me prezantimet e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)