Kuba lejon pak ekonomi private
Havana, 2 gusht - Përballë krizës ekonomike udhëheqja komuniste në Kubë do të lejojë në të ardhmen pak më shumë ekonomi private.
Presidenti Raúl Castro, paralajmëroi para asamblesë kombëtare në Havanë se në të ardhmen shtetasit mund të ushtrojnë biznes të vogël dhe të marrin në punë fuqi punëtore.
Duke pasur parasysh lirimin e fundit të të burgosurve politikë Castro paralajmëroi opozitën.
Ata që vënë në rrezik pavarësinë e Kubës do të dënohen, tha Castro