Kuba lejoi shitblerje të pronës së patundshme
Havana, 20 prill - Autoritetet kubaneze morën vendim, me të cilin popullata lokale do të mund të blejë dhe shes shtëpi, për herë të parë pas revolucionit komunist në vitin 1959, lajmëroi BBC.
Gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, kubanezët vetëm kanë mundur t'ua lënë shtëpitë fëmijëve të vet ose t'i shkëmbejnë, por përmes një procedure shumë të komplikuar.
Vendimi për lejimin e shitblerjes së shtëpive është marrë në kongresin e Partisë Komuniste të Kubës, i pari gjatë 14 viteve të fundit, në të cilin është paralajmëruar se do të futet ajër i freskët në sistemin.