Kuba drejt hapjes, miraton ligjin për investimet e huaja
Karakas,1 prill - Asambleja Popullore Kombëtare e Kubës miratoi projektligjin e ri të investimeve të huaja, që përcakton lehtësi financiare dhe fiskale për investitorët e huaj.
Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe i Fondeve të Huaja i Kubës Rodrigo Malmierca Diaz, i quajti si shumë të rëndësishme investimet për zhvillimin afatshkurtër dhe afatgjatë të Kubës.
Investimet e huaja që kërkon të tërheqë Havana janë në fushën e bujqësisë, industrisë, turizmit, energjisë, kërkimit të mineraleve dhe transportit.
Gjatë 10 vjetëve të kaluar, rritja ekonomike e Kubës ishte rreth 1.8%, ndërsa rritja vjetore e investimeve të huaja 13%, niveli më i ulët se mesatarja e Amerikës Latine.
Kuba shpreson se investimet e huaja do të shtohen me 20% deri 25% çdo vit, duke nxitur rritjen e GDP-së në 5% deri 7%.