08 Maj 2024

Kualiteti i regjistrimit sigurohet pas hulumtimit shtesë

Prishtinë, 13 prill - Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të përfundojë me 15 Prill. Në mënyrë që të testohet mbulushmëria e regjistrimit dhe kualiteti i të dhënave, Enti i Statistikës së Kosovës ka bërë të ditur se do të zhvillojë të ashtuquajturën Anketë Pas Regjistruese prej 16 deri me 22 Prill.

Zhvillimi i kësaj ankete sipas ESK-së përcjell praktikat standarde ndërkombtare për vlerësim të resultateve të regjistrimit.

\"Anketa Pas Regjistruese është mjeti kryesor i vlersimit të kualitetit të mbulueshmërisë dhe përmbajtjes së regjistrimit.\"

Anketa zhvillohet duke përdorur pyetsor të zhvilluar enkas dhe të disejnuar për të lejuar një vlerësim të mbulueshmërisë të popullatës në regjistrim, p.sh. të vlersojmë nën-mbulueshmërin apo mbi-mbulueshmërinë përgjatë Kosovës dhe të vlersojmë kualitetin e të dhënave të përzgjedhura që janë mbledhur në regjistrim.

Në pajtim me ligjin mbi regjistrim, një mostër e rastit, që përfaqson 0.5% të popullatës do të ri-vizitohet. Intervistues të trajnuar enkas do të re-vizitojnë ekonomitë e zgjedhura familjare dhe përsonat për të mbledhur disa informata të thjeshta demografike.

Vizitat do të zhvillohen prej orës 8 deri në ora 20 në datat prej 16 deri me 22 Prill. Kjo do të thotë që një numër i vogël i njerëzve në Kosovë do të kenë një vizitë të dytë pasi që regjistrimi të ketë përfunduar.

Secili intervistues mban uniformë të veçantë me llogon e REKOS-it si dhe bexhin identifikues që autorizon ata të zhvillojnë anketën.

Edhe pse ky operacion zhvillohet në kuadër të projektit të regjistrimit, Anketa Pas Regjitruese zhvillohet nga një ekip i ndarë si menagjerial ashtu edhe i terenit, si dhe shfrytëzon pyetsor tjerë prej formularëve të përdorur gjatë regjistrimit. Kjo bëhet që të sigurohet objektiviteti i rezultateve.

Aktualisht trajnimi i anketuesve dhe mbikqyrësve është në fazën përfundimtare dhe të gjitha materialet relevante janë duke u përgaditur.

Në pajtueshmëri me praktikat ndërkombtare dhe ligjin mbi regjistrim të Kosovës, të dhënat e mbledhura nga individët, ekonomitë familjare do të trajtohen në konfidencialitetin më të lartë dhe nuk do ti përcillen asnjë individi apo institucioni. Siq ka qenë rasti edhe në regjistrimin e popullatës, edhe anketa monitorohet nga monitorues ndërkombtar që do ti raportojnë antarëve të Operacionit Monitorues Ndërkombtar.

Anketa Pas regjistruese ofron përafrime të nën-numrimit apo mbi-numrimit dhe mat kualitetin e regjistrimit. Analiza e rezultateve te Anketës Pas Regjistruese do të publikohet kah mesi i vitit 2012.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)