23 Dhjetor 2024

Kthimi i pasurisë mjet kyç për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Prishtinë, 1 mars - Qendra Këshillim për të Drejtat Individuale në Evropë (AIR) organizon një takim mbi Statistikat Gjithëpërfshirëse, Efektive dhe Transparente për Kthimin e Pasurisë si një mjet kyç për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky takim do të mbledhë së bashku në Prishtinë gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të institucioneve gjyqësore nga Ballkani Perëndimor.

Ky takim është pjesë e projektit “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal për kthimin e pasurive” zbatuar nga Qendra Këshillim për të Drejtat Individuale në Evropë (Qendra AIRE) në bashkëpunim me Sekretariatin e Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), me financim të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)