17 Nëntor 2024

KSS hapë 800 vende pune

Kërçovë, 12 tetor - Gjithsej 800 vende pune planifikon të hapë kompania amerikane \"Kej Sejfti Sistems\" (KSS), reparti prodhues i së cilës që do të ndërtohet në zonën e lirë ekonomike në Kërçovë, duhet të jetë gati në gjysmën e dytë të vitit të ardhshën.

Ndërtimi do të fillojë këtë vit, ndërsa gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, fabrika do të jetë tërësisht funksionale.

-Përfaqësuesit e KSS-së janë këtu tërë javën, zgjedhin firmë e cila do ta ndërtojë objektin në zonën në Kërçovë. Siç kishin mundësi të shohin, ka përfunduar adaptimi i objektit ekzistues në të cilin do të fillohet me punë derisa ndërtohet objekti i ri në zonë. Pamë edhe deri ku janë aktivitetet për përfundimin e infrastrukturës, dekalroi drejtori i Drejtorisë për ZTIZH-në Viktor Mizo në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp.

Menaxherë, inxhinierë, kontrollorë të prodhimtarisë dhe cilësi, teknikë, janë vetëm disa nga drejtimet që do t\'i duhen kompanisë. Të interesuarit mund të lajmërohen në konkurset për intervistë, të publikuara në ueb faqen [email protected].

Siç informon zëvendëskryetari për prodhim të përgjithshëm të KSS-së Xhim Skarpa, pas fillimit me punë në investimin ekzistues braunfild e cila po përparon shumë mirë, kompania menjëherë do të fillojë me rregullimin dhe rritjen drastike të numrit të të punësuarve.

-Në fazën braunfild do të punësohen rreth 100 persona, ndërsa në vitet e ardhshme numri do të arrijë 500 deri në 700, theksoi Skarpa.

KSS planifikon që një pjesë e madhe e të punësuarve të shkojnë në trajnim. Kjo do të vlejë edhe për kuadrin menaxherial.

Në të gjitha zonat e lira ekonomike për momentin ka rreth 3.200 të punësuar, ndërsa deri në fund të vitit pritet që numri të rritet 3.500.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Mizo sqaroi se pa aktivetetet që i ndërmori shteti rreth mundësive, veçanërisht infrastruktura në zonat, investuesit potencialë në përgjithësi nuk do ta shqyrtojnë Maqedoninë si destinacion për invetsimet e tyre.

Duhet të jemi të gatshëm, potencoi, që të vijnë kompani të llojit të tillë.
\"Kej Sejfti Sistems\" prodhon jastëk me ajër për industrinë automobilistike, sqaroi edhe elektronikë. Ka 34 fabrika në 12 vende. (kurir)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)