17 Nëntor 2024

Kryeziu: Viti 2014, vit i humbur i ekonomisë

Prishtinë, 2 janar - Ligjëruesi në Kolegjin ISPE, Nexhat Kryeziu, ka deklaruar se përkundër vazhdimit të stabilitetit financiar në vend, sektori real i ekonomisë vazhdoi që të ketë problemet e vjetra dhe në disa aspekte të ketë më shumë vështirësi se sa në vitet paraprake.

“Edhe pse sektori bankar vazhdon që të jete likuid, bizneset ne Kosove u ballafaquan me mungesa të likuiditetit, edhë pse patëm rritje të kreditimit, mundësitë e bizneseve që të ri-paguajnë borxhet e vjetra dhe hyjnë në projektet e reja kanë qenë të limituara. Kur i shtojmë se edhe shpenzimi i buxhetit qeveritar dhe të komunave ka qenë pa vështirësi për shkak të situatës politike të krijuara pas zgjedhjeve të qershorit”, ,ka theksuar ai.

Sipas tij sidoqoftë janë vërejt disa shenja pozitive, bankat komerciale kanë vazhduar që rrisin aktivitetit kreditues të tyre dhe normat e interesit për kredi kanë rënë. E gjithë kjo ka ndodhur edhe si rezultat i rritjes së konkurrencës në sektorin bankar.

“Problemet e papunësisë, importeve të larta dhe eksporte shumë të vogla dhe presioneve të konkurrencës jo të ndershme të firmave të huaja në segmentin e NVM dhe mungesa e stimulimit të këtyre bizneseve me politika fiskale mbetet sfida për t’u adresuar nga institucionet tona”, ka pohuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)