15 Nëntor 2024

Kryeziu e Ahmeti takohen me zejtarët e qiramarrësit

Prishtinë, 25 janar - Në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë, Kryeshefi Ekzekutiv, Nexhat Kryeziu dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pritën në një takim të përbashkët përfaqësuesit e shoqatës së zejtarëve të Prishtinës dhe qiramarrës të tjerë të lokaleve të Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë. 


Ky takim, që u organizua për herë të parë në mes të zejtarëve dhe zyrtarëve të NPB-së, kishte për qëllim shqyrtimin e kërkesave të zejtarëve, dhe qiramarrësve të tjerë, pas harmonizimit të çmimeve të lokaleve të lëshuara me qira nga NPB-ja.

Fillimisht, Kryetari i Komunës së Prishtinës, z.Shpend Ahmeti, u shpreh i kënaqur që po e viziton Ndërmarrjen Publike Banesore dhe se në të po e zhvillon një takim më një segment të rëndësishëm të shoqërisë, siç janë zejtarët. Duke qenë se ishte takuar edhe më herët me ta, ai e ritheksoi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me zejtarët, duke i dëgjuar kërkesat e tyre dhe duke ndërmjetësuar në harmonizmimin e kërkesave të tyre dhe Ndërmarrjes Publike Banesore.

Më pas, Kryeshefi Ekzektutiv, z. Nexhat Kryeziu, foli për hapat e marrë nga Ndërmarrja Publike Banesore. Ai tha se është konstatuar se ka dallime të konsiderueshme në çmime brenda lokaleve të ndërmarrjes dhe në mes lokaleve të ndërmarrjes dhe atyre private.

Për këtë arsye, z. Kryeziu, u shpreh se kanë angazhuar, si bashkëpunëtorë të jashtëm, vlerësues të certifikuar të pronës për hulumtimin e gjendjes në teren dhe më pas e kanë formuar një komision të brendshëm për harmonizimin e çmimeve. Për shkak të dallimeve të mëdha që janë gjetur edhe në bazë të raportit nga vlerësuesi i jashtëm edhe nga komisioni i brendshëm për harmonizimin e çmimeve, nga ky i fundit, është propozuar të bëhet ndryshimi i çmimeve për m2, me ç’rast disa lokaleve u është rritur çmimi i qirasë. Megjithatë, edhe pas rritjes së çmimit të qirasë së disa lokaleve, ende çmimi i ofruar nga Ndërmarrja Publike Banesore mbetet shumë më i lirë sesa çmimi i ofruar nga sektori privat.

“Ndryshimin e çmimores ne e konsiderojmë si një mjet tjetër përmes së cilit ruhet prona publike, duke e vështirësuar edhe më tutje potencialin e fenomenit të nënqirasë,” theksoi z. Kryeziu. Megjithatë, ai shtoi, se mbeten të hapur që sërish të diskutojnë me të gjitha palët e interesuara në mënyrë që të gjejnë mirëkuptim për çfarëdo ndryshimi që ka për qëllim progresin e mëtejmë.

Takimi vazhdoi duke e marrë fjalën përfaqësuesit e shoqatës së zejtarëve, e më pas edhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Në përgjithësi, brengat e zejtarëve dhe qiramarrësve të tjerë ishin kushtet e vështira në të cilat punonin dhe mungesa e qarkullimit të mjaftueshëm, me ç’rast çdo rritje në çmimin e qirasë do ta vështirësonte veprimtarinë e tyre edhe më tej.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)