16 Nëntor 2024

Kryetari Veseli në Forumin e 25-të ekonomik në Poloni

Prishtinë, 8 shtator – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për Poloni, ku do të marrë pjesë në Forumin e 25-të ekonomik, me temën: “Drejt një Evrope të qëndrueshme. Strategjitë për të ardhmen”.

Pjesëmarrësit e forumit do të diskutojnë për çështjet kryesore ekonomike, të politikës aktuale dhe çështjeve sociale, nëpërmjet debatit, diskutimit tematik, me prezantime dhe raporte, të përfshira në 12 fusha të dedikuara për sektorët kryesorë të shtetit, ekonomisë dhe jetës sociale, si: shteti dhe reformat, makroekonomia, biznesi dhe menaxhmenti, energjetika, inovacionet, përkujdesja shëndetësore, ekonomia e re, shoqëria.

Forumi Ekonomik është konferenca më e rëndësishme ekonomike në Evropën Qendrore. Për 25 vjet, ajo ka qenë një vend debati e diskutimi i krerëve më të lartë shtetërorë të Evropës dhe më gjerë.

Veseli është i ftuar të marrë pjesë si panelist i Forumit të 25-të ekonomik dhe me këtë rast janë paraparë edhe takime me homologë të shteteve të ndryshme, burrështetas, diplomatë dhe ekspertë pjesëmarrës të Forumit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)