Kryetari Veliu priti në takim aktivisten nga Suedia
Gjatë të takimit të sotëm me kryetarin e Komunës së Podujevës, kryetarja e Shoqatës Humanizmi -FSHKQJ), Fatime Bilalli-Nuli, e informoi kryetarin Veliu me aktivitetin e kësaj shoqate humanitare të femrave shqiptare me seli në Suedi.
Zonja Bilalli-Nuli tha se Humanizmi -FSHKQJ) aktivitetin e saj humanitar e shtrinë në të gjitha trevat kudo që jetojnë shqiptarë duke ndihmuar familjet në nevojë.
Aktivitetin e saj humanitar kjo shoqatë e ka shtrirë edhe në Komunën e Podujevës duke ndihmuar një familje me medikamente mjekësore një të sëmurë dhe me ndërtimin e shtëpisë për një familje me gjendje të rëndë sociale. Falë humanizmit të kësaj shoqate më 24 korrik të këtij viti familja e Ragip Koliqit në fshatin Lupç i Poshtëm është bërë me shtëpi të re.
Kryetarja e Humanizmi -FSHKQJ) tha se kjo shoqatë do të vazhdojë me aktivitetin humanitar dhe ndihma të tjera për familjet shqiptare me gjendje të rëndë kudo që janë.
Kryetari Veliu vlerësoi angazhimin dhe aktivitetin humanitar të Humanizmi -FSHKQJ për familjet në nevojë, veçmas për ndihmën e ofruar për familjet në Komunën e Podujevës.
Në shenjë mirënjohje për kontributin që janë duke dhënë në ndihmë familjeve në nevojë, kryetari Veliu i dhuroi zonjës Fatmie Bilalli-Nuli plaketën e Komunës së Podujevës.