22 Dhjetor 2024

Kryetari Rafuna në Vjenë, siguron përkrahje për OEK

Vjenë, 12 tetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sot është pritur nga Zëvendës Presidentja e Zyrës Federale të Odës Ekonomike të Austrisë, Amelie Gros, në Vjenë të Austrisë, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin bilateral në mes dy odave.

Kryetari Rafuna shprehu mirënjohje për ndihmën dhe bashkëpunimin që ka dhënë Austria për konsolidimin e Odës Ekonomike të Kosovës, në kuadër të ndihmës së përgjithshme për Kosovën.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen që i keni dhënë dhe vazhdoni t’i jepni Odës Ekonomike të Kosovës, në kuadër të ndihmës së gjerë që Austria i ofron Kosovës“, u shpreh Kryetari Rafuna dhe shtoi se “OEK është duke punuar që të ofrojë një platformë ku bizneset austriake do të mësojnë për mundësitë që ofrojnë bizneset e Kosovës“.

Në këtë takim, Kryetari Rafuna paraqiti vizionin për reformimin e Odës Ekonomike të Kosovës ashtu që bizneset e Kosovës, shteti i Kosovës, të kenë një institucion kredibil që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.

Zv. Presidentja Gros shprehu gatishmërinë që Zyra Federale Ekonomike e Austrisë të ofrojë kapacitetet e saja për të asistuar Odën Ekonomike të Kosovës në këtë rrugëtim.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, këtë javë po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë, Austri, ku po takon përfaqësues të komunitetit të biznesit e me të cilët po bisedon për mundësitë për bashkëpunim në mes të bizneseve të dy vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)