20 Nëntor 2024

Kryetari Kastrati inspekton projektet që po realizohen

Prishtinë, 2 qershor - Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga disa bashkëpunëtorë ka realizuar gjatë vikendit një vizitë në terren për të inspektuar punët që janë duke u realizuar në infrastrukturë.

Ai ka nisur vizitën nga parku “Artim Jashari” ku janë duke u kryer punët përfundimtare, mandej ka parë disa rrugë të kubëzuara në lagjen Iliridë si dhe disa projekte të tjera infrastrukturore në periferi.

Kryetari Kastrati u shpreh i kënaqur me punët që janë duke u bërë, të cilat janë duke e përmirësuar dukshëm cilësinë e jetës.

“Janë shumë projekte që kanë filluar këtë vit dhe ne do të vazhdojmë me punë në mënyrë që Mitrovica të shndërrohet në një vend ku ka kushte të mira jete”.

Të kënaqur me punët që janë duke u bërë shprehën edhe banorët. Aziz Shabani nga Shipoli, falënderoi kryetarin për kubëzimin e rrugës së tyre.

“Ka qenë shumë keq. Tash janë rregulluar edhe kanalizimi dhe rrjeti i ujësjellësit”.

Ndërsa, Mehmet Bajrami  nga Drejtoria e Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike, tregon se sivjet kanë nisur projekte të ndryshme në infrastrukturë, disa prej të cilave edhe kanë përfunduar.

Ai përmend kubëzimin e disa rrugëve në lagjen Iliridë dhe Shipol, mandej rregullimin e një rruge me zhavorr në Lushtë, ndërtimin e një ure të re të ligj qytetin me lagjen Bair etj.        
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)