23 Dhjetor 2024

Kryetari Hamza priti në takim investitorë dhe biznesmen botëror

Mitrovicë, 21 shkurt - Kryetari i Komunës, Bedri Hamza, së bashku me bashkëpunëtoret e tij, gjatë ditës së sotme ka  zhvilluar një takim me investitorë e sipërmarrës nga disa vende të botës, të cilët pritën me shumë interesim që të njihen me potencialet që qyteti i Mitrovicës ofron për zhvillimin e biznesit.

Në këtë takim të pranishëm ishin sipërmarrës nga vendet më të zhvilluara ekonomikisht si, SHBA, Gana, Nepali, Gjermania, Kalifornia, Pensilvania, të cilët ishin të shoqëruar nga ish ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Ahmet Shala.

Në fjalën e tij, kryetari Hamza, ka potencuar se Mitrovica ka qenë qyteti më industrial në Kosovë, por si pasojë e rrethanave të caktuara sociale e politike, aktualisht nuk e kemi fuqinë ekonomike të dikurshme, por jemi duke punuar me përkushtim që këtij qyteti ti kthehet imazhi i duhur në sport, kulturë dhe në sferën e zhvillimit ekonomik.

“Qyteti i Mitrovicës, ndonëse i ndarë në dy komuna, me një bashkëjetesë të mirë të dy nacionaliteteve, si një pasuri e madhe e qytetit, i cili synon integrim të barabartë të nacionaliteteve dhe sigurimin e një bashkëjetese dhe mirëqenie më të mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën tonë” , ka thënë kryetari Hamza.

Më tutje nga kryetari Hamza u potencua se Kosova si shtet i ri, me një diversitet të pasur kulturor dhe kombëtar i është mirënjohës të gjithë aleateve të saj që kontribuan në shtetndërtimin e saj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe bizneseve ndërkombëtare në rritjen e investimeve të ndërsjella dhe inicimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta që i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)