Kryetari Hamza pret në takim drejtorin e DTC-së Bernd Baumgarten
Mitrovicë, 12 janar - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim drejtorin e “Diakonie Training Center” në Mitrovicë z. Bernd Baumgarten.
Në këtë takim u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit të Komunës së Mitrovicës me organizatën “Diakonie Training Center” për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin profesional të të rinjve.
Kryetari Hamza u shpreh mirënjohës ndaj DTC-së për kontributin e deritanishëm që ka dhënë në realizimin e projekteve të ndryshme nga fushëveprimi i saj, që janë në interes për qytetarët e komunës.
Në fund të takimit të dy palët u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në disa projekte kryesisht në fushën e arsimit, punësimit dhe trajnimit të të rinjve, duke iu dhënë rëndësi të veçantë grupeve në nevojë.