Kryetari Elezaj do të mbështesë Qendrën për Punë Sociale
Klinë, 27 dhjetor - Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga Drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, dhe ai i Administratës, Binak Syla, kanë vizituar Qendrën për Punë Sociale në Klinë, ku janë pritur nga drejtori i kësaj Qendre, Ilir Bacaj.
Drejtori Bacaj ka falënderuar kryetarin për vizitën e realizuar dhe për mbështetjen e dhënë këtij institucioni për krijimin e kushteve të favorshme të punës.
Po ashtu Bacaj ka njoftuar kryetarin për aktivitetet e realizuara dhe angazhimet gjatë vitit 2019 dhe për sfidat më të cilat ballafaqohet ky institucion gjatë ofrimit të shërbimeve për familjet në nevojë.
Ndërsa Kryetari Elezaj, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin që ka ky institucion për familjet dhe personat në nevojë për përmbushjen e kërkesave të tyre, premtoi se edhe gjatë vitit 2020 do të mbështesë Qendrën për Punë Sociale, nëpërmjet projekteve të ndryshme, me qëllim që të krijohen mundësi për përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga ky institucion dhe të shtohet përkujdesja ndaj personave në nevojë.