18 Nëntor 2024

Kryetari Bahtiri takon punëtorët e krahut

Mitrovicë, 22 prill - Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri gjatë ditës ka zhvilluar një takim më disa  punëtorë krahu të Mitrovicës, me të cilët ka biseduar për  vështirësitë  që ata ballafaqohen në jetën e tyre të përditshme.

Musli Ismaljli,  tha se për çdo ditë del ne tregun e punës dhe rrallëherë gjen punë.

“Gjatë muajit gjej punë dy apo tre ditë. Jam veteran i luftës por më kanë lënë në rrugë. Jetoj në një banesë të Habitatit, çka do të thotë se problemin e banimin e kam të pazgjidhur."

"Po ashtu edhe një vëlla më është vrarë gjatë luftës dhe më ka lënë një jetim. Pra bëjë jetë shumë të vështirë dhe nuk po di se çka të bëjë, prandaj kam ardhur bashkë me këta shok këtu, e që jemi përfaqësues edhe të tridhjetë të tjerëve që të kërkoj ndihmën tuaj”, tha  ai.


Rrëfime të tilla, kryetarit Bahtiri i treguan edhe 10  punëtorë të tjerë të krahut që ishin bashkë me Ismajlin dhe që të gjithë thanë se jetojnë në kushte tejet të vështira dhe se nuk po i`a dalin që t`i plotësojnë të gjitha nevojat jetësore për familjet e  tyre.

Ata u shprehen se gjendje të tillë kanë edhe mbi 30 punëtorë të tjerë të krahut, të cilët nuk erdhën këtu për të krijuar tollovi, por  që  thanë se janë të autorizuar të flasin edhe në emër të tyre.

Kryetari Bahtiri ju tha këtyre punëtorëve të krahut se e kupton shumë mirë gjendjen në të cilën ata ndodhen dhe se po bënë përpjekje maksimale për të ndryshuar këtë gjendje të tyre, por edhe të mijëra të tjerëve që kanë gjendje të tillë ose të ngjashme.

“Unë ju falënderoj  që ju keni ardhur tek unë, për të biseduar për këto probleme. Më vjen mirë që ju kërkoni punë dhe doni të punoni, por që fatkeqësisht punë nuk po gjeni."

"Ne po bëjmë përpjekje  maksimale që të krijojmë vende të lira të punës, por për  të realizuar planet tona po dalin probleme të tjera që nuk i kemi paraparë. Megjithëkëtë, besoj se në shtator do të filloj punën fabrika e parë për prodhimin e kërpudhave dhe më pastaj do të vazhdoj hapja e fabrikave të tjera."

"Deri atëherë, unë do ta shqyrtoj bashkë me drejtorët që i kamë emëruar, gjendjen tuaj dhe do të hulumtojmë mundësitë për t`i ndihmuar materialisht”, tha ai.

Kryetari Bahtiri ju tha punëtorëve se asgjë nuk do të kursej për të ju ndihmuar në forma të ndryshme dhe se do të kenë prioritet për punësim me të filluar punën fabrika e parë.

Ai njërit nga punëtorët që ishin prezent në takim, i premtoi se do t`i ndihmoj në ndërtimin e shtëpisë, duke dërguar menjëherë ekskavatorin për të përgatitur truallin për ndërtim.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)