Kryetari Bahtiri merr mbështetje për investime nga Komuna e Trentos
Trento,7 mars - Delegacioni i Komunës së Mitrovicës i kryesuar nga kryetari Agim Bahtiri, nënkryetari Safet Kamberi, drejtori i Infrastrukturës, Blerim Baruti, dhe drejtori për Urbanizmit dhe Planifikim, Sami Zeka, kanë qëndruar në Komunën e Trentos, me ç`rast janë pritur nga nënkryetari i kësaj komune, Reneto Tomase.
Kryetari Bahtiri e ka informuar nënkryetarin Tomase për gjendjen e përgjithshme sociale dhe ekonomike të Komunës së Mitrovicës.
Ai poashtu ka sqaruar nismën e komunës për krijimin Zonës së Lirë Ekonomike me të cilën do të krijoheshin përfitime dhe lehtësira për të gjithë investitorët e jashtëm. Tash kemi filluar procedurat që gjithë territorin e Komunës së Mitrovicës ta bëjmë Zonë të Lirë Ekonomike.
Kjo zonë do të krijoj shumë mundësi për çdo investues të jashtëm, pasi ata do të keni edhe shumë lehtësira të tjera. Prandaj me investime të jashtme do të përmirësohej dhe jeta e qytetarëve tonë, ka thënë Bahtiri.
Ndërsa, nënkryetari Renato Tomasi, premtoi mbështetje për komunën e Mitrovicës dhe ka vlerësuar se së shpejti në koordinim me autoritetet e Komunës së Mitrovicës do të merren hapa konkret për fillimin e bashkëpunimit në mes dy komunave.
Ai ka shtuar se do t`i njoftoj afaristët e kësaj komune për mundësit që ka Mitrovica për investime. Ne koordinim me ju, ne së shpejti do të fillojmë bashkëpunimin konkret. Unë do t`i ftoj biznesmenët dhe afarist të ndryshëm e komunës sonë që të vizitojnë Mitrovicën dhe të shohin për së afërmi mundësit që ofron Mitrovica për investime, ka thënë Tomase.
Kryetari Bahtiri, i shoqëruar nga përfaqësuesit e Komunës dhe afarist italian kanë vizituar edhe Ndërmarrjen Publike Trento Netëork, ku u informuan me punën që bënë kjo ndërmarrje.