Kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor vizitojnë Kosovën
Prishtinë, 25 maj - Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kanë bërë të ditur se një delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj sot Republikën e Kosovës.
Kjo vizitë e rëndësishme bashkon Kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor bashkë me akterë tjerë të rëndësishëm, me qëllim të diskutimit të ideve konkrete që avancojnë bashkëpunimin rajonal.
Delegacioni do të vizitoj Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i cili ka rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit, andaj ju ftojmë që ta përcjellni këtë ngjarje.