Kryetarët e komunave duan rritje të pagave
Prishtinë, 1 qershor - Kryetarët e komunave kanë kërkuara nga Ministria e Administratës Publike që pagat e tyre të barazohen me ato të zëvendësministrave.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, ka thënë për Epokën e re se është e paarsyeshme që një zëvendësministër të ketë beneficione më të larta financiare sesa një kryetar i komunës që është i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.
Ngritja e koeficientit është kërkuar të bëhet edhe për nënkryetarët e komunave, drejtorët e departamenteve dhe kryesuesit e kuvendeve komunale.