Kryesia shqyrton sot raportin e shpenzimeve të Kuvendit
Prishtinë, 28 maj - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet sot për të shqyrtuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit.
Kryesia po ashtu do të shqyrtoj propozim rregulloren për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës, raportin e shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020, shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, mbulimin e shpenzimeve të telefonisë mobile si dhe harmonizimin e akteve të Administratës se Kuvendit me ligjet përkatëse.
Po sot në këtë mbledhje kryesia do të shqyrtojë kërkesen e Operatorit te Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT) për miratimin e Planit të biznesit si dhe propozim rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.