04 Maj 2024

Kryeministri Thaçi rrit rrogën e vet

Prishtinë, 22 korrik - Më 10 korrik Qeveria e ka bërë gati pakon me rroga të reja të funksionarëve të lartë, e cila parasheh ngritje të “shpërblesave mujore” deri mbi 50 për qind nga niveli që zyrtarët e lartë e marrin aktualisht.

Ngritjen më të lartë të pagës është planifikuar ta gëzojë vetë kryeministri Thaçi. Nga 1440 euro, sa është tani, paga e shefit të Qeverisë pretendohet të rritet në 2,325 euro, apo për rreth 900 euro më shumë.

Me këtë ngritje synohet që paga e kryeministrit të barasvlerësohet me atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe njëkohësisht t’i afrohet asaj që merr presidentja, Atifete Jahjaga. Realisht, Thaçi që nga viti 2008, kur edhe e ka marrë drejtimin e Qeverisë, është paguar dyfish me pak se kryeparlamentari dhe presidenti.

Nëse miratohet versioni i tanishëm i Projektligjit për paga të funksionarëve të lartë, atëherë paga e tij do të jetë për 25 për qind më e ulët se e presidentes dhe e njëjtë me atë kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Presidentja parashihet të vazhdojë të punojë me pagë të njëjtë prej rreth 3 mije euro neto në muaj, shkruan Koha Ditore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)