Kryeministri Thaçi miraton dorëheqjen e ministrit Hamza
Prishtinë, 15 janar - Ministri i Financave Bedri Hamza në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka ofruar dorëheqjen e tij dhe të njëjtën ia ka miratuar edhe Kryeministri i Qeverisë, Hashim Thaçi.
Hamza në konferencën e fundit me gazetarë i ka dhënë edhe disa arsye të kësaj dorëheqjen.
Ai ka thënë se arsyet kryesore janë çështje e ngritjes në karrierë dhe çështjeve personale.
Opsioni kryesor për vazhdimin e karrierës profesionale të tashmë ish ministrit Hamza është Banka Qendrore e Kosovës:
Ju e dini që është publikuar edhe konkursi për guvernator të BQK, nuk është e vetmja mundësi, por është njëra ndër mundësitë ku ndoshta unë në të ardhmen do të jem, tha Hamza.
Ende nuk kam aplikuar. Konkursi është i hapur edhe një javë. Gjate kësaj kohe do te vendosi definitivisht për këtë çështje, ka thënë Hamza.
Ai theksoi se do të aplikoj në konkurs deri në fund të kësaj jave nëse vendos për një gjë të tillë.