20 Nëntor 2024

Kryeministri Thaçi merr pjesë në takimin vjetor të BERZH-it

Prishtinë, 9 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Stamboll, për të marrë pjesë në takimin e 22-të me radhë vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. 

Kosova përfaqësohet për herë të parë në këtë forum ekonomik.

Në kuadër të takimit, kryeministri Thaçi do të mbaj një fjalim ku do të prezantoj të arriturat  e Kosovës në fushën ekonomike dhe politike, si dhe do të prezantoj mundësitë e hapura në Republikën e Kosovës për investitorët e huaj.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, kryeministri Thaçi do të ketë takim të veçantë me kryeministrin turk, Recep Tayyep Erdogan, si dhe takime me përfaqësues të shteteve tjera pjesëmarrëse.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)