01 Maj 2024

Kryeministri Thaçi kërkon miratimin e buxhetit

Prishtinë, 25 mars - Në seancen e sotme ku Kuvendi Kosovës po shqyrton projektligjin e buxhetit për vitin 2011, Kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij tha se buxheti është në funksion të rritjes ekonomike të vendit. 
 
"Hartimi i buxhetit paraqet një ndër punët më sfiduese për qeveritë e secilit vend, dhe një gjë e tillë është e kuptueshme për faktin se nevojat e qytetarëve dhe dëshirat  për të bërë më shumë për vendin janë më të mëdha sesa mundësitë dhe potenciali në dispozicion", ka thene Thaçi.
 
Ai ftoi deputetët ta votojnë buxhetin i cili përfshinë edhe rritjen e pagave për sektorin publik, pasi në këtë mënyrë tregojnë se kujdesen për mirëqenien e qytetarëve të vendit.

Opozita e ka kundërshtuar projektbuxhetin duke kërkuar që për leximin e dytë të hiqet nga votimi në pako privatizimi i PTK-së.

Thaçi deklaroi se projektbuxheti për vitin 2011 krijon kushtet për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe si mirëqenie për qytetarët. Thaçi tha se gjatë hartimit të projektbuxhetit janë marrë parasyh nevojat e gjithë qytetarëve dhe se çdo iniciativë fiskale që parasheh ky projektligj nuk do të rezultojë me taksa të reja për qytetarët.

Kryeministri ftoi deputetët të votojnë pro buxhetit i cili përfhsinë edhe rritjen e pagave pasi në këtë mënyrë tregojnë se mbështesin mirëqenien e qytetarëve. Në arsyetimin projektligjit për buxhetin, ministri i financave Bedri Hamza, tha se të hyrat për këtë vit pritet të jenë rreth 1.2 miliardë ndërkaq arsye tjetër për votimin e projektligjit sipas tij duhet të jetë edhe rritja e pagave në sektorin publik.

"Por, mbi të gjitha, politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë hartuar duke pasur gjithmonë parasysh nevojën për përshtatjen e ambientit ekonomik të vendit tonë me standardet e nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, në pajtueshmëri me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës."

Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike të Kosovës përmes Adem Grabovcit, e ka përkrahur projektligjin për buxhetin. Por kundër tij u shpreh Naser Osmani nga grupi parlamentarë i LDK-së.

Edhe partitë tjera opozitare kanë thënë se do të votojnë kundër projektligjit për buxhetin pasi kanë shprehur kundërshtime për mënyrën e planifikimit të shpenzimeve. Ata po ashtu kundërshtojnë pikën në projektligj e cila parasheh privatizimin e Post Telekomit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)