15 Janar 2025

Kryeministri Thaçi inspekton punimet në lumin “Mirusha”

Gjilan, 4 nëntor -Kryeministri i Republikës së Kosovës  Hashim Thaçi i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa dhe disa deputetë te Kuvendit të Kosovës, ka vizituar lumin “Mirusha”, respektivisht punimet që janë duke u kryer në këtë projekt me gjatësi 4 kilometra dhe investimeve mbi 5 milion euro.

 Me këtë rast kryeministri Thaçi tha se sot ka ardhur Gjilan për të par nga afër realizimin e punimeve në këtë projekt i cili do ta ndaj Gjilanin në atë të para lumit “Mirusha” dhe pas tij. Është projekt jetik dhe më i rëndësishmi që ka pasur ndonjëherë për qytetarët e kësaj komune realizimi i të cilit parashihet të përfundohet kah fundi i vitit të ardhshëm.

“Është ky njëri nga projektet më të rëndësishme që ka pasur për qytetarët e Gjilanit. Këtu para disa vitesh ishte një hapësirë jashtëzakonisht e ndotur, nga e cila kanë vuajtur qytetarët e Gjilanit historikisht e veçanërisht në 15 vitet e fundit. Ky projekt është duke shkuar shumë mirë, presim që të realizohet në një afat rekord deri më 1 tetor të vitit të ardhshëm”, theksoi z. Thaçi duke shtuar se Qeveria e Kosovës do t’i kryej të gjitha obligimet që ka ndaj këtij projekti dhe qytetarëve të Gjilanit. Rregullimi i shtratit të këtij  lumi do të ndryshoj jetën e qytetarëve të këtij qyteti.

Z. Thaçi falënderoi qeverisjen lokale në Gjilan me në krye kryetarin Mustafa, por edhe të gjithë qytetarët të cilët kanë krijuar hapësirën që ky lum të rregullohet sidomos në procesin e shpronësimit, pasi që ky lum kalon nëpërmes të gjithë qytetit, prandaj është në interesin e të gjithëve.

“Kamë besim të plot që ky projekt dhe projekte të tjera që po realizohen në Gjilan do të përmbyllen me kohë. Ne jemi duke punuar bashkërisht me nivelet lokale dhe Qeverinë e Kosovës në rregullimin e infrastrukturës në të gjitha qytetet, ndaj gjithçka bëhet për të mirën e qytetarëve tanë në Republikën e Kosovës, prandaj sot Gjilanin e kemi ndryshe, Kosovën e kemi ndryshe, e kemi më të zhvilluar më të përparuar dhe do të lëvizim përpara”, tha mes tjerash kryeministri Thaçi.

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, duke e falënderuar kryeministrin për angazhimin e tij në këtë dhe shumë projekte të tjera, tha se në lumin “Mirusha” sot është duke u punuar me intensitet të shtuar. “Ardhja e kryeministrit sot në Gjilan është mbajtje e premtimit të tij që t’i qëndroj pran këtij projekti që është shumë me rëndësi për të gjithë qytetarët e Gjilanit ”, theksoi kryetari Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)