Kryeministri Thaçi emëron Kreshefin e ESK-së dhe Kadastres
Prishtinë, 19 prill - Kryeministri Thaçi emëron Nait Vrenezi, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Entit të Statistikave të Kosovës dhe Murat Meha, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve përkatëse, ka emëruar sot Nait Vrenezi, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Entit të Statistikave të Kosovës, si dhe Murat Meha, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi i ka marrë këto vendime, duke u bazuar në thellimin e frymës së qeverisjes së mirë, efektive dhe transparente, sundimin e ligjit, si dhe në funksion të rritjes së rezultateve të punës në këto agjenci.