07 Nëntor 2024

Kryeministri Mustafa në BERZH për mbështetjen e bizneseve të Kosovës

Prishtinë, 5 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot në Londër, ku së bashku me Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Suma Chakrabarti, do të nënshkruaj një Memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

I pranishëm në këtë ceremoni të rëndësishme do të jetë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Kjo marrëveshje që do të nënshkruhet sot në Londër, ndër të tjera, ka të bëjë me bashkëpunimin e mëtejmë të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në sektorin e financimit dhe do të ofrojë mbështetje të fuqishme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë. 

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ofruar përkrahje të konsiderueshme për Kosovën, duke marrë në konsideratë edhe stabilitetin financiar dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në këtë mandat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)