22 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti takoi ministrin norvegjez të Naftës dhe Energjisë, Aasland

Oslo, 28 mars - Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Norvegji, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit nga ministri i Naftës dhe Energjisë, Terje Aasland, me të cilin diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë.

Si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe partneritetit të ngushtë, Kosova dhe Norvegjia mund të bëjnë më shumë dhe më mirë, u shpreh kryeministri Kurti gjatë takimit.

Ai foli për progresin në një vit qeverisje, angazhimin e shtuar të institucioneve në luftimin e korrupsionit, për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe për prioritetet e qeverisë në fushën e energjisë.

Duke marrë si shembuj parkun e sapo inauguruar të erës, “Selac Windpark” me kapacitet prej 105 MW dhe 27 turbina dhe projektin 64 milionësh “Solar4Kosovo” me kapacitet prej 70 MW që njëherësh do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë me sipërfaqe prej 69 mijë m2, kryeministri tha se energjia e erës dhe ajo solare janë dy mundësi shumë të mira të energjisë alternative, por në të njëjtën kohë edhe mundësi investimi në Kosovë.

Me këtë rast, ai bëri i ftesë qeverisë dhe investitorëve norvegjezë që të hulumtojnë mundësitë e investimit të kapitalit në Kosovë.

Në takim u diskutua edhe për raportin e pronësisë shtetërore dhe rolin e kompanive private me burimet natyrore e publike në Norvegji, me theks te burimet e energjisë.

Ndërkaq, kryeministri Kurti potencoi rëndësinë e përgatitjes së kuadrove të rinj, që u përgjigjen nevojave për një ekonomi të gjelbër dhe për synimin e qeverisë që të lidhë arsimin me kërkesat e tregut.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)