22 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti mirëpret ndërmarrësit nga mërgata të investojnë në Kosovë

Prishtinë, 16 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti në takim një delegacion nga Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane, të drejtuar nga Kryetari i këtij Unioni, Nazmi Viqa.

Kryeministri Kurti i falënderoi për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë.

Ai foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

Duke u shprehur interesimin për të krijuar një partneritet të ngushtë me mërgatën, kryeministri tha se mirëpret gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për brengat dhe sfidat që kanë bizneset.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)