23 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti fton ndërmarrësit dhe investitorët e huaj të investojnë në Kosovë

Mynih, 19 shkurt - Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati një drekë pune me ndërmarrës dhe investitorë të huaj në kuadër të Forumit Angermyer të Politikës dhe Inovacionit, ku prezantoi mundësitë dhe potencialin për investime në Kosovë.  

Ai i njoftoi pjesëmarrësit me reformat e nisura në drejtësi dhe administratë publike, prioritetet e qeverisë, planet afatgjate, dhe parametrat ekonomikë të vitit 2021, të cilët tregojnë për rritje të eksporteve, investimeve të huaja, qarkullimit vjetor të bizneseve dhe konsumit privat.  

Besimi në qeveri është i madh, shtoi kryeministri dhe kjo është pasqyruar edhe nga përmirësimi rekord vjetor për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të raportit të Transperancy International.

"Së fundmi, kemi miratuar ligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila do të jetë në shërbim të rritjes së efikasitetit të trajtimit të konteksteve ekonomike, ndërkaq, që në të njëjtën kohë jemi duke i rishikuar ligjet ekzistuese për Investimet Direkte të Huaja, Investime Strategjike dhe Zonat Ekonomike me qëllim ofrimit të kushteve sa më të favorshme dhe përshtatshme", tha më tej kryeministri Kurti.  

Duke i ftuar për të investuar në Kosovë, kryeministri tha se këta indikatorë dëshmojnë se Kosova paraqet një mjedis biznesor, që do të mund ta bëjë Republikën e Kosovës destinacionin më tërheqës dhe konkurrues në Evropën Juglindore për Investime të Huaja Direkte.

​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)