23 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti bëri hapjen zyrtare të “Ditëve të Biznesit Kosovar”

Prishtinë, 4 nëntor - Në hapjen zyrtare të “Ditëve të Biznesit Kosovar”,  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu përkushtimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës për të ndihmuar një sektor privat të qëndrueshëm dhe për të mbështetur zhvillimin e mëtejmë të këtij mjedisi, në mënyrë që ekonomia e vendit të gëzojë përkrahje efikase dhe të drejtuar kah zhvillimi, kah rritja.

Ai veçoi masën 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për subvencionim prej 20% të kredisë investive, ku prodhuesi që investon 500,000 euro në zgjerim të kapaciteteve do të marrë edhe më shumë sesa kamata që paguan: 100,000 euro, më saktësisht. Pra, më 1/5 e kryegjësë merr më shumë se sa pagesa për kamatën e gjithmbarshme brenda 5 viteve me 6% interes.

Ndërsa, me masën 2.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria ofron mbështetje ku secili prodhues do të mund të përfitojë deri në 130,000 euro tjera dhe atë shtesë mbi subvencionimin e investimit, për të ngritur kapacitetet e stafit, rritur cilësinë e produktit, dhe gjetjen e tregjeve të reja.

Duke përmendur disa nga arritjet që kanë lidhje me zhvillim të sektorit privat, kryeministri veçoi: demonopolizimin e terminaleve doganore, të cilat nga mesi i vitit të ardhshëm do të shtrihen në tërë territorin e Kosovës; miratimin e ligjit për tregtinë me derivatet e naftës dhe lëndët djegëse të rinovueshme, ligj që ishte në proces ndryshimi prej 12 vitesh; si dhe miratimin e ligjit për Gjykatën Komerciale. Ai bëri të ditur se Qeveria është duke e përditësuar një listë me mbi 100 ide-projekte, kryesisht nga sektorët e infrastrukturës, mjedisit dhe energjisë, në vlerë të përgjithshme prej rreth 3 miliardë euro. 

Kryeministri theksoi se krahas me zhvillimin e politikave dhe implementimin e mekanizmave të ndryshëm përkrahës për sektorin privat, të gjithë, pra qeveria, sektori privat, por edhe qytetarët e mërgata jonë e vlefshme duhet ta promovojmë Kosovën si vend të gatshëm dhe të frytshëm për biznes.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka organizuar “Ditët e Biznesit Kosovar”, që nëpërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (AIPNK) do të organizojë shtatë javët e biznesit në qendrat kryesore të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)