Kryeministri kinez nxit përpjekjet për rritje ekonomike
Pekin, 16 korrik - Kryeministri kinez Wen Jiabao ka bërë thirrje për më shumë përpjekje për të forcuar gjallërinë dhe dinamizmin e rritjes ekonomike.
Duke folur gjatë një turneu inspektimi në jugperëndim të Kinës, në provincën Sichuan nga e premtja deri të dielën, kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh se megjithëse ekonomia po ecën me ritme të ngadalta, ajo është më e qëndrueshme.
\"Shkalla e rritjes ekonomike është ende brenda objektivit të caktuar nga qeveria në fillim të këtij viti, dhe politikat e stabilizimit janë duke funksionuar,\" u shpreh Wen Jiabao.
Megjithatë, ai paralajmëroi se reagimi i ekonomisë vendëse nuk është ende i qëndrueshëm dhe se ulja e ritmit të rritjes ekonomike mund të vazhdojë për një periudhë kohe.