25 Dhjetor 2024

Kryeministri Hoti u premton sindikalistëve pagesa shtesë

Prishtinë, 27 janar - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti,  ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social, Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatës së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve.

Sindikalistët paraqiten një varg kërkesash bashkë me shqetësimin e tyre se, qasja e institucioneve nuk ka qenë e barabartë për secilin sektor, duke theksuar se ata po ndjehen të anashkaluar dhe të diskriminuar.

Kryeministri Hoti, pasi i dëgjoi ankesat dhe kërkesat e sindikalistëve, shprehu gatishmërinë që t’i trajtojë të gjitha kërkesat veç e veç dhe të shikohen se cilat janë mundësitë buxhetore për përmbushjen e tyre.

Ai u zotua para përfaqësuesve të sindikatave se Qeveria në detyrë do të paguaj të gjithë sektorët ku ka pasur angazhim shtesë dhe rrezikshmëri në punë, për shkak të pandemisë Covid -19.

Kryeministri theksoi se, shumica e kërkesave të sindikalistëve do të gjejnë zgjidhje me Ligjin e Pagave, i cili ka qenë i gatshëm për debat publik qysh në tetor, por janë shtyrë procedurat për shkak të pandemisë Covid-19.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)