26 Dhjetor 2024

Kryeministri Hoti emëron Ekrem Hysenaj U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

Prishtinë, 12 janar - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për emërimin e z. Ekrem Hysenaj, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).  

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102 me Ligjin nr.04/L-115, me Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave  dhe ATK –ja për zbatimin e tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)