07 Nëntor 2024

Kryeministri Haradinaj ofron përkrahjen e Qeverisë për bizneset nga diaspora

Prishtinë, 28 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Ramush Haradinaj, priti në takim bizneset kosovare-gjermane nga diaspora në kuadër të Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare.  Takimin e nderoi me pjesëmarrjen e tij ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Kryeministri Haradinaj theksoi se qeverisja nën drejtimin e tij do të fokusohet në hapjen e bizneseve të reja dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke shtuar mundësinë e përfshirjes së tyre sa më të madhe në politikë bërje.

Nga përfaqësuesit e bizneseve të diasporës, kryeministri Haradinaj kërkoi që të jenë konkretë në kërkesat e tyre, në mënyrë që Qeveria e Kosovës, të marrë parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se çdo investitorë i jashtëm është i mirëpritur dhe do të ketë angazhime konkrete lidhur me përkrahjen e bizneseve, përmes përmirësimit të politikave fiskale dhe lehtësirave tjera të cilat gjithmonë do të jenë në favor të bizneseve dhe investitorëve potencialë.

Nga ana e tyre, përfaqësues të komunitetit të biznesit nga diaspora shprehën besimin në vullnetin e kryeministrit për të bërë atë që ata e shohin si interes, në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të punës.

Nora Hasani, drejtoreshë menaxhuese në Odën Ekonomike Gjermane-Kosovare, theksoi nevojën e një takimi të bizneseve të diasporës me ato kosovare dhe nevojën e kthimit të besimit të investitorëve që të investojnë në Kosovë.

Ajo tha se sundimi i ligjit dhe zbatimi i kontratave është qenësore për investitorët e huaj, duke potencuar se ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duhet dhënë rëndësi të veçantë. 

Kryetari i Unionit të bizneseve shqiptare në Gjermani, Nazmi Viqa tha se nevojitet zbatimi i ligjit, infrastrukturë e duhur, në mënyrë që të kontribuohet për vendin dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët.

Fadil Hoxha, president i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare, shprehu besimin në kryeministrin Haradinaj dhe në Qeverinë e Kosovës, duke vlerësuar se Kosova ka resurse të mjaftueshme humane për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)