07 Nëntor 2024

Kryeministri Haradinaj ofron përkrahje për bizneset që operojnë në Kosovë

Prishtinë, 2 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim tatimpaguesit më të mëdhenj, firma e kompani prodhuese në vend, me të cilët bisedoi rreth sfidave që përballen ata gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Kryeministri Haradinaj, fillimisht falënderoi bizneset, të cilat japin kontribut në buxhetin e vendit, duke thënë se kjo hapë rrugë për vende të reja të punës.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj u ofroi përkrahjen e Qeverisë përfaqësuesve të pranishëm të bizneseve që janë tatimpaguesit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës, në zhvillimin e biznesit të tyre përmes lehtësirave të ndryshme tatimore, duke u premtuar atyre edhe shkurtimin e procedurave administrative.

Kryeministri më tutje theksoi se qëllimi i Qeverisë është që në partneritet me bizneset të ndihmojë në zhvillimin e mëtejmë ekonomik të vendit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve paraqitën një sërë problemesh me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë, duke kërkuar ndihmën e Qeverisë për tejkalimin e tyre.

Poashtu, përfaqësuesit e bizneseve theksuan nevojën e reformave në arsim, ngritjen e kuadrove profesionale dhe të kualifikuar për punë, për të cilët ka nevojë tregu i punës në Kosovë, sigurimin e produkteve bujqësore, lirimin nga dogana të pajisjeve të cilat përdoren për prodhimet vendore, luftimin e informalitetit dhe çështje të tjera të cilat janë të rëndësishme për bizneset dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga ana e tij, kryeministri Haradinaj u premtoi tatimpaguesve se do të marrë parasysh të gjitha kërkesat e tyre dhe përmes dikastereve përkatëse do t’i adresoj për t’ju dhënë zgjidhje, duke iu ofruar partneritet dhe transparencë të plotë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)