27 Dhjetor 2024

KRPP-ja ka pranuar 142 raporte vjetore të prokurimit

Prishtinë, 2 shkurt - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, anëtarët e komisionit prezantuan përvojat e fituara gjatë vizitës studimore që patën në Mbretërinë e Bashkuar e cila u organizua nga KIPRED-i , si pjesë e projektit për “Themelimin e Komisionit Funksional për Mbikëqyrje të Financave Publike”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet Ambasadës së saj në Prishtinë.

Lidhur me këtë vizitë, anëtarët e komisionit njoftuan pjesëmarrësit rreth funksionimit të Parlamentit Britanik, përkatësisht Komitetit për Llogari Publike si dhe Zyrës Kombëtare të Auditit. Ata shpalosën takimet që kanë pasur edhe me personalitete të ndryshme të jetës publike në Mbretërinë e Bashkuar dhe zyrtarë të procesit të kontrollit të shpenzimeve të parasë publike.

Kryetari i këtij komisioni, Haki Shatri, vizitën studimore në Mbretërinë e Bashkuar e konsideron si të dobishme për anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, duke vënë në pah aktivitetet e shumta që kanë pasur ata në këtë vend.

Anëtarët e komisionit, njëzëri u shprehën se vizita në këtë vend, atyre u ka sjellë eksperienca pozitive, meqë ata për së afërmi kanë parë së si duhet të ndërtohet një sistem financiar, të cilin preferojnë ta praktikojnë edhe në komisionin parlamentar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të gjitha këto përvoja, gjatë qëndrimit të anëtarëve të komisonit, I kanë shpalosur edhe përmes një konference për media, kryetari I këtij komisioni, Haki Shatri dhe Anna Jackson, nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Tutje, në takimin e sotëm të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, para anëtarëve të komisionit, kanë raportuar përfaqësues të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës, lidhur me sistemin e prokurimit dhe përgjegjësitë e KRPP-së.

Përfaqësues të KRPP-së, kanë njoftuar se gjatë muajve janar-shkurt 2010, KRPP-ja është duke përgatitur Raportin mbi aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë, të zhvilluara gjatë vitit 2009.

Deri më 31 janar të vitit 2010, KRPP-ja ka pranuar 142 raporte vjetore të prokurimit nga autoritetet kontraktuese, ndërsa raporti vjetor I KRPP-së, do të përfshijë në mënyrë të detajizuar të gjitha aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë, të zhvilluara gjatë vitit 2009, sipas Autoriteteve Kontraktuese, sipas procedurës së prokurimit dhe sipas vlerës së kontratave.

Ky raport, sipas kërkesave të ligjit, do t’i dërgohet Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe do të publikohet në web-faqen zyrtare të Prokurimit, sqaruan përfaqësues të KRPP-së, të cilët njoftuan komisionin edhe lidhur me sfidat me të cilat është ballafaquar sistemi i prokurimit publik në Kosovë. Ndër to, është theksuar numri i vogël i zyrtarëve të prokurimit publik, ndërrimi i shpeshtë i zyrtarëve të prokurimit nëpër autoritete kontraktuese, si dhe përdorimi I shpeshtë I procedurave njëburimore.

Përveç tjerash, përfaqësues të KRPP-së, kanë shpalosur edhe masat që ata parashohin të ndërrmarrrin në fushën e prokurimit publik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)