Kroatët mund të shpallin një falimentim privat
Zagreb, 10 janar - Në Kroaci nga data 1 janar hyri në fuqi ligji për falimentimin privat. Kushti kryesor për shpalljen e falimentimit privat është mos aftësia e pagimit e një qytetari të veçantë.
Procedura për falimentim mund të vihet në veprim, në qoftë se në një periudhë prej 3 muajve me radhë personi nuk ka pasur mundësi të paguaj detyrimet e veta të cilat e tejkalojnë shumën 3926 euro. Ekspertët paralajmëruan se shpallja e falimentimit privat nuk do të thotë një lirim i menjëhershëm nga borxhet, por ligji parashikon një procedurë të gjatë dhe të ndërlikuar.