Kroacia sërish në recesion, rimëkëmbje në 2013
Zagreb, 4 maj - Kroacia ka hyrë sërish në recesion, ndërkohe qe ekspertët e Institutit Ekonomik në Zagreb vlerësojnë se këtë vit GDP do të bie edhe për një për qind.
Tendencat më të favorshme në eurozonë dhe efektet e para të reformave të ndërmarra në ekonominë kroate, sipas Institutit Ekonomik, mundësojnë një rimëkëmbje të lehtë në vitin 2013, vit, me rritje të GDP-së prej 1.2 për qind.
Treguesit mujor të trendeve të fillimit të këtij viti tregojnë një reduktim të mëtejshëm në eksport, prodhim industrial, tregtinë me pakicë dhe ne sektorin e ndërtimit, që në thelb ka rritur normën e papunësisë, ndërsa, ekonomia kroate përsëri ka hyrë në recesion, thonë analistët kroate.