Kroacia privatizon bankën postare
Zagreb, 20 korrik - Qeveria kroate vendosi që 99 për qind nga aksionet e Bankës Postare Kroate dhe 40 për qind nga aksionet e Kompanisë Shtetërore të Sigurimeve të privatizohen.
Pritet që ankandet privatizuese të shpallen gjatë këtij muaji kurse ofertat të shikohen në fillim të tetorit.
Ministri i financave Sllavko Liniç, ka deklaruar se, nuk ka nevojë që qeveria të ketë pjesë nga Banka Postare dhe për pronar të ri do të zgjidhet një partner strategjik, i cili do të mund të investojë në zhvillimin e saj.