Kroacia përgatitë tatim të pronës
Zagreb, 19 nëntor - Qeveria kroate planifikon që në një të ardhme të afërt të vendosë ligj, me të cilin do të tatimohen qytetarët për posedim të automobilave, uikend shtëpizave dhe anijeve.
Ministri kroat i Financave, Ivan Shuker, konfirmoi se në Ministrinë dikasteriale përgatitet një Ligj për tatimimin e pronës, i cili deri në fund të vitit do të hynte në procedurë kuvendore.
Qeveria kroate ligjin e ri do ta arsyetojë me mungesën e parave në njësitë e vetëqeverisjes lokale, që sivjet kanë qenë më të shkurta për 1,5 miliardë (2,03 milionë euro), shkruan gazetat kroate.