19 Nëntor 2024

Kroacia partner i rëndësishëm për bashkëpunim ekonomik me Kosovën

Prishtinë, 5 shkurt - Zëvendësministri i Financave, Naim Fetahu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës,  Zoran Vodopija, dhe me këtë rast kanë vlerësuar se marrëdhëniet politike dhe ekonomike në mes të dy vendeve janë të mira me mundësi të zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë.

Zëvendësministri Fetahu e njoftoi ambasadorin e Kroacisë me masat më të reja në fushën e luftimit të ekonomisë joformale dhe potencoi se në këtë fushë Kroacia mund të luajë një rol të rëndësishëm në ofrimin e ndihmës dhe  bashkëpunimit konkret ndërmjet vendeve të rajonit që kjo dukuri të ulet sa më shumë që të jetë e mundshme.

Nga ana e tij ambasadori Vodopija, falënderoi Zëvendësministrin Fetahu për pritjen e ngrohtë dhe vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në lëmin e ekonomisë dhe financave dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve e sidomos në luftimin e informalietit, vazhdimin e shkëmbimeve të njohurive në fushën e PPP-së, ku këto dy departamente janë vërtetë shembull për bashkëpunim për institucionet tona  si dhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Kosovën.

Sot po ashtu po vazhdon takimi dy ditorë ndërmjet Departamentit Qendrore të PPP-së në Kosovë i udhëhequr nga drejtori Lorik Fejzullahu, si dhe Agjencisë Kroate për PPP (AJPP), i udhëhequr nga drejtori Damir Juričič, ku po diskutohet mbi mundësitë e ofrimit të asistences teknike nga ana e AJPP-së në fushën e legjislacionit primar dhe sekondar, financimit privat në sectorë të ndrysëm si arsim, shëndetësi, sport dhe  trajnimin e shërbyesve civil për këto fusha etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)