Kroacia mund të kërkojë hua nga FMN
Zagreb, 9 nëntor - Kroacia mund të kërkojë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), mbasi nevojat e saj për hua gjatë vitit të ardhshëm bëhen kolosale.
Kroacia, ekonomia e së cilës nuk ka pasur rritje prej vitit 2008 e këtej, është përballë kamatave në rritje, borxheve të ndërmarrjeve shtetërore, sektorit të fryrë publik dhe papunësisë që po afron 20%.
Vitin e ardhshëm anëtarja më e re e BE duhet të marrë hua prej 44 miliardë kuni (afro 8 miliardë euro) qe të rifinancojë borxhin e vet dhe të mbulojë deficitin në buxhet.