Kroacia me plan për forcimin e ekonomisë
Zagreb, 27 gusht - Komisioni Europian miratoi planin e investimeve të Kroacisë për përdorimin e fondit të politikës së kohezionit me vlerë 450 milionë euro apo 600 milionë dollarë amerikanë të shpërndara për situatën e anëtares së 28-të të BE-së.
\"Ky është një hap i domosdoshëm për Kroacinë. Ky fond duhet të investohet në fushat ku nevojitet më shumë për forcimin e ekonomisë vendëse, për zhvillimin e tregut të punës etj,\" tha të hënën Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për politikën rajonale.
Kroaciu iu bashkua bllokut pak muaj më parë dhe pranimi i saj në BE përmbyllet pas një procesi 7-vjeçar.