Kroacia mbështet Kosovën në zhvillimin dhe avancimin ekonomik
Zagreb, 8 dhjetor - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Emanuel Demaj ka takuar sot në Zagreb përfaqsuesit e Odës Ekonomike të Kroacisë ku është biseduar për raportet e mira ekonomike mes dy vendeve.
Demaj në këtë takim kërkoi mundësinë e thellimit të bashkpunimit të mëtutjeshëm dhe që produketet kosovare të jenë të pranushme në tregun e Kroacisë sikundër edhe produketet Kroate të jenë në tregun Kosovar.
Me këtë rast Demaj u dakurdua me përfaqsuesit e Odës Ekonomike të Kroacisë se me datën 16,17,18 shkurt të mbahet një panair me prodhimet kosovare në Rijekë të Kroacisë gjë që do të lidhej edhe me festën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa përgatitjet për Panairin që do të mbahet në Rijekë do të bëhën nga Oda Ekonomike e Kroacisë në bashkpunim me atë të Rijekës.
Zv.Ministri Demaj njëherit kërkoi që në majë të organizohet një forum ekonomik në Kroaci në nivele të ministrave të jashtëm dhe ministrave të linjave përkatëse, gjë që perfaqsusit e Odës Ekonomike të Kroacisë e mirëpritën dhe tani do të fillohet menjëherë të punohet në këtë drejtim dhe te definihet data saktë në muajin maj të vitit 2017
Ata u zotuan se në vitin 2017 do të ketë një ngritje pozitive në eksportin e produkteve kosovare në tregun e Kroacisë. Kosova tani ka ngritur dukshëm cilësinë e produkteve të saja dhe ne jemi të interesuar që ato produkte të jenë në tregun tonë, tha Josip Zaher nënkryetar i Odës Ekonomike të Kroacisë.
Demaj kërkoi nga pala Kroate që mallrat të cilat importohen nga Kroacia të kenë distinacion të drejtpërdrejtë Kosovën e jo të vinë ato përmes Serbisë apo Maqedonisë, ngase siç tha ai, po dëmtohet konsumatori i Kosovës për shkak të ngritjes së çmimeve në krahasim me vendet tjera të rajonit.
Prandaj distributorët të jenë bizneset Kosovare dhe jo ato nga Serbia ose Maqedonia, tha Demaj. Ndërsa rreth kësaj çështje drejtoresha për marrëdhënje ekonomike ndërkombetare Silva Stipiç Kobali, tha se do të mundohen që brenda vitit 2017 të rregullohet kjo çështje pasi që problemi ka qenë me shtetin e Serbisë për shkak të problemeve që u ka paraqitë prodhusve kroat.
Por po shpresojmë se kemi arritur deri te një pikë ku së shpejti produkete tona do të importohen në Kosovë dhe jo më përmes Serbisë apo Maqedonisë, sepse jemi edhe ne të vetëdijshëm se kjo ndalesë dhe importim i mallit përmes vendeve tjera dhe jo drejtperdrejtë në Kosovë, e dëmton konsumatorinë në çmim dhe ngritjen e çmimit për shkak të një përqindje nga shtetet të cilat e kanë përfaqsinë dhe nuk janë në Kosove, tha Silva Stipiç Kobali.
Ndryshe, zv. ministri Demaj nesër do të takohet me Homologun e tijë në Zagreb Marijom Pejcinovic Buric zv.Ministre për çështje Ekonomike ku do të diskutohen tema për mundësitë e bashkpunimit dhe avancimit më të madhë ekonomik dhe mundësitë e investitorëve kroat në Kosovë.