Kroacia mbështet anëtarësimin e AGJK-së në Eurogeosurvey
Prishtinë, 9 korrik - Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci me bashkëpunëtorë ka pritur sot një delegacion të Institutit Gjeologjik të Kroacisë, që kryesohej nga drejtori i tij, Dr. Josip Halamic me çrast është diskutuar për bashkëpunimin bilateral në fushën e gjeologjisë.
Qëllimi i takimit ishte inicimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në bazë të partneritetit në mes të Agjencisë Gjeologjike (AGJK) të Kosovës dhe Institutit Gjeologjik të Kroacisë (IGJK).
Gjatë takimit, Zv.ministri Koci i informoi zyrtarët e IGJK-së me punën e MZHE-së dhe AGJK-së, ndërsa shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve përkatëse.
Nga ana e tij, drejtori i IGJK-së, Josip Halamic elaboroi punën që kryen Instituti Gjeologjik kroat dhe u dhuroi zyrtarëve të MZHE-së, Hartën Gjeologjike 1:300.000; Sqaruesin e hartës; Librin e resurseve minerale; Librin e ujërave gjeotermale dhe Atlasin e gjeokimisë.
Me këtë rast,. Halamiç propozoi që AGJK të konkurrojë për anëtarësim në Eurogeosurvey, ndërsa premtoi se Kroacia do të mbështes anëtarësimin e AGJK-së në këtë mekanizëm.
Ndryshe, në takim të pranishëm ishin edhe Këshilltari Shkencor i Institutit Gjeologjik Kroat, Damir Sllovenec, Udhëheqës i Departamentit të Gjeoinformacionit në kuadër të AGJK dhe Dukagjin Shala Udhëheqës i Divizionit të Gjeologjisë (DEM).