Kroacia i fal borxhet e shtetasve të saj më të varfër
Zagreb, 17 janar - Kroacia i fajëson borxhet e 60 mijë prej qytetarëve më të varfër, të cilët kanë marrë hua deri më 35 mijë kuna kroate (4.6 mijë euro), por nuk kanë as para, as pronësi të patundshme, me të cilat ti shuajnë këto borxhe.
Sipas fjalëve të Ministres së Politikës Sociale dhe Rinisë Milanka Opaçiç ky vendim është një mundësi për një fillim të ri të këtyre shtetasve. Masa u përket shtresave më të dobëta sociale, invalidëve dhe qytetarëve, të cilët disponojnë të ardhura nën 2500 kuna (326 euro) gjatë tre muajve të fundit.