Kroacia do të likuidojë 18.000 ndërmarrje

Zagreb, 8 korrik - Qeveria kroate do të likuidojë 18.000 kompani të cilat kanë borxhe rreth 1.700 euro, deklaroi për radion kroate ministri i Drejtësisë Drazhen Boshnjakoviq.
Ai paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të dërgojë deri te Qeveria propozim-ndryshime të Ligjit për falimentim, transmetoi Smedia.
Kjo masë e rëndësishme e programit qeveritar për rimëkëmbjen e ekonomisë, në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë, ka të bëjë me pastrimin e tregut nga subjektet jolikuiduese.
Qëllimi i ndryshimeve aktuale në Ligjin për falimentim është forcimi i përgjegjësive në punë, ndërsa shteti, gjegjësisht Drejtoria tatimore duhet të lirohet nga obligimi që të paguajë shpenzime.