18 Nëntor 2024

Kroacia dhe Zvicra me marrëveshje për tregun e punës

Bernë, 1 maj - Zvicra njoftoi për arritjen e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian, (BE), për hapjen e tregut helvetik të punës për shtetasit kroatë, dosje që kishte ndikuar në tendosjen e marrëdhënieve mes Bernës dhe Brukselit gjatë muajve të fundit.

“Këshilli Federal (qeveria zvicerane) bën të ditur se do t’i trajtojë qytetarët kroatë në të njëjtën mënyrë me shtetasit e vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhej në një deklaratë të shkruar të ekzekutivit zviceran.

”Duke nisur që nga 1 korriku i vitit 2014, qeveria zvicerane do t’u garantojë shtetasve kroatë të njëjtën qasje në tregun helvetik të punës me atë të shtetasve nga vendet e tjera anëtare të BE-së, duke u ofruar atyre të njëjtat kontigjente vendesh pune të cilat kroatët do të mund t’i përfitonin në rast nënshkrimi të Protokollit III (Marrëveshja mbi Qarkullimin e Lirë të Personave)”, theksohej në deklaratë.

Berna veçonte se “kjo masë do të zbatohej deri në arritjen e një zgjidhjeje globale mes Zvicrës dhe BE-së lidhur me qarkullimin e lirë të personave, në rast të kundërt, deri më 9 shkurt të vitit 2017″.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)